Shefja e Infektivit, Najada Çomo nëpërmjet një videomesazhi ka paraqitur dhe situatën në Spitalin e Infektivit të kthyer në spital COVID.
Çomo është shprehur se është ulur numri i pacientëve të shtruar ndërsa bën thirrje që të vijojë marrja e masave për mbrojtjen nga infektimi
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qenë bashkëkohor.
Ky mjekim dhe shërbim u është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv.
Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë,“-tha mjekja.