Deputeti demorkat, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me lajmin se Basha kishte ndërruar bravat e disa prej selive të PD në qytete të ndryshme.
Së fundmi Paloka ka publikuar një mesazh të dërguar nga njëri prej kryetarëve të grup-seksioneve të PD në Durrës i cili i ankohet se është zëvendësuar në listën e delegatëve duke future në vendin e tij një person që e konsideron si “berberin e lagjes”.
Deputeti demorkat ka thënë se kjo përpjekje po bëhej nga Lulzim Basha me qëllim që të mbushë sallën në datën 18 dhjetor me persona të cilët nuk kanë asnjë funskion në PD.
Postimi i Plotë nga deputeti Edi Paloka:
Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.
Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…