Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në “ngA Kalaja” në Fax News e ka cilësuar situatën politike në vend si marrëzi e të padrejtë. Ai shprehet se opozitës duhet t’I normalizohet aktiviteti politik në Parlament. Sipas Shehit, aksionet e PD në Parlament janë të dëmshme për opozitën.
“Komisioni i Etikës duhet t’i heq dënimet për opozitën sepse janë një marri e poshtër dhe contrast i panevojshmë, sidomos para zgjedhjeve. Kolegët tanë opozitar duhet të vijnë në parlament. Reagimet ndaj parlamentit janë të dëmshme për opozitën prandaj duhet të heqin dënimin që kanë vënë sepse është i padrejtë dhe i palogjikë. Atmosfera politike, denoncimi i qeverisë, shpresa për tia dhënë shqiptarëve, bëhen të gjitha në parlament” tha Shehi.