22:32 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shehi tregon pse humbi PD-ja: Fushata me fokus liderin e gabuar, dhe ai i Bashkisë e bëri shenjtallikun, i çoi nga një letër qytetarëve

09:29 | 28/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi me Yee, Shehi konfirmon: Na u ofrua paketa e McAllister, kemi shpresë për diçka të re këto ditë

Dashamir Shehi ka bërë një analizë të tij pse PD-ja humbi në këto zgjedhje. Sipas tij organizimi i fushatës brenda PD-së la shumë për të dëshiruar.

”Unë do të bëja një abstragim, votat ashtu siç thotë edhe Basha janë paguar. Një çam që merr vota në Peshkopi, në mënyrë kaq të theksuar sa këtë rradhë nuk ka ndodhur. Përtej kësaj hiq edhe një 5 % nga lista që mund të ketë pasur problem, po kjo është hipotezë se këtu mund të ketë edhe vota që kanë ardhur nga të rinjtë.

Pjesën tjetër është se PD-ja ka bërë një fushatë të keqe. A të ka ardhur ty një fletë te shtëpija që të thonte pse duhet të votohej PD-ja. Edhe ai i bashkisë e bëri shejtanllikun dhe e çoi nga një copë letër në shtëpitë e njerëzve.

Këta e bënë fushatën me këtë llojin e ri alla-amerikan që i gjithë fokusi është i vendosur te lideri, po ama varet sesa rreze ka lideri. Në katër vite ne u morëm me gjëra të vogla dhe nuk u morëm me reformat e mëdha që i duheshin vendit. E çuam opozitën dëm”, u shpreh Shehi.

Po ashtu Shehi vijoi më tej duke thënë se zgjidhja që PD-ja të dalë nga kjo gjendje nuk është ndërrimi i drejtimit të Partisë por krijimi i një platforme të gjerë opozitare.

“Nuk është e mjaftueshme që ne pas një muaji të zgjedhim një kryetar të ri. Duhet të krijohet një platformë e madhe rreth së cilës të mblidhen gjithë opozitarët. Nuk  ka ndodhur fundi i botës, shifrat janë të riparueshme, e përmendët që në vitin 2001 e paska fituar duke kaluar 71 Nano dhe Meta. Kjo nuk është dramë, po ama do të jetë dramë nëse ne nuk do bëjmë reflektimet e duhura”, vijoi më tej Shehi.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: analizondashamir shehihumbja e PDshehi
Pas

DETAJE/ Pse u ekzekutua shqiptari 30 vjeçar në Itali

Para

Në Kavajë fitoi PD, Kryemadhi: Qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit

Para
Në Kavajë fitoi PD, Kryemadhi: Qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit

Në Kavajë fitoi PD, Kryemadhi: Qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.