Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Tropojë. Mësohet se është shembur miniera në zonën e Lajthizës.
Për pasojë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike një person, që dyshohet të jetë punëtor dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendgjarje pas raportimit.
Ngjarja ka ndodhur në një minierë kromi në njësinë administrative të Bytyçit, ndërkohë që lajmi është konfirmuar nga spitali rajonal i Bajram Currit. (XH.A/SHUPLAKA)