Ditën e sotme shembja e një pallati 4-katësh në Torre Annuniziata në Napoli, ka mbjellë panik në të gjithë zonën dhe ka detyruar punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë të hyjnë në garë me kohën për gjetjen e 8 personave të zhdukur, dy prej të cilëve, fëmijë.
Rrëzimi i pallatit ka ndodhur rreth orës 6.20 të mëngjesit për shkaqeqë ende mbeten të panjohura. Nga ajo që mësohet paraprakisht është se në Pallat jetonin tre familje nga dy prej të cilave nuk ka asnjë lajm për momentin. Një grua me dy fëmijët e saj duket se ka arritur të shpëtojë pasi është larguar në kohë.
Fqinjët thonë të ccuditur se nuk kanë dëgjuar ndonjë shpërthim, por vetëm zhurmën e strukturës që copëtohej. Pallati ndodhej shumë pranë linjës hekurudhore Napoli- Salerno, e cila është mbyllur për shkak të interteve që kanë rënë mbi shina.
Dëshmitarë okularë rrëfejnë se pak përpara shembjes në zonë kishte kaluar një tren. Sipas disa raporteve, në një pjesë të pallatit mund të kenë qënë duke u kryer punime strukturuese.
Rreth 30 punonjës të shpëtimit janë duke gërrmuar edhe me duar me shpresën e gjetjes së të mbijetuarve. Torre Annunziata ndodhet rreth 4 km larg zonës arkeologjike të Pompeit.
(E.K/SHUPLAKA)