Shembja e një ure në Tajvanin Lindor ka shklaktuar plagosjen e të paktën 10 personave ndërsa sipas lajmërimit të autoriteteve bëhet me dije se dyshohet për 11 persona të zhdukur.
Mediat e huaja shkruajnë se 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit pohtë saj. Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë.
Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi ku ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)