Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme aksionin për shembjen e urës së një hoteli mjaft të njohur në qytetin bgredetar të Vlorës.
Duket se projekti “Lungomare” ka shkaktuar një sërë ndryshimesh në vijën bregdetare të Vlorës.
Për shembjen që ka nisur në mesditë, IKMT është shprehur se prishja e këtij objekti bëhet për shkak se është ndërtim pa leje.
“Aksioni do të vijojë orët e natës për të mos bllokuar trafikun.”, ka bërë me dije Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.
Njoftimi i IKMT-së:
IKMT prish “urën” pa leje tek Neë York në Vlorë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e “urës” së hotelit Neë York në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ky objekt është pa leje dhe nuk është përfshirë në procesin e legalizimit. Inspektorët e IKMT njoftojnë se volumi më i madh i punës do të kryhet në orët e vona të natës, për të mos penguar qarkullimin e makinave.
(XH.A/SHUPLAKA)