Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ditën e sotme mbi shembjen e aksit Ersekë-Korçë, e cila shfaqi problematika ende pa u inaguruar.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Meta tha se një situatë e tillë e kishte paralajmëruar, ndërkohë që shprehet se e njejta gjë mund të ndodhë edhe në aksin Kardhqi-Delvinë.
Reagimi i plotë:
Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”. “Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo! Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri.
Discussion about this post