Pas reagimit të Bashkisë së Gramshit dhe eksponentëve të Partisë Socialiste të cilët lajmëruan shembjen e HEC-it në Kanionin e Holtës, kanë ardhur denoncimet e para të banorëve të zonës të cilët përgënjeshtrojnë gjithçka.
HEC-i i dytë që u shemb në dalje të Kanionit të Holtës po ndërtohet rreth 1 km larg tij, po në rrjedhjen e shtratit të përroit.Kjo është pikërisht ajo çfarë kanë deklaruar banorë të zonës aty pranë mëngjesin e kësaj të shtune.
Nga pamjet vihen re makina të tonazheve të rënda që transportojnë tuba të cilat kanë nisur të vendosen në shtratin e Holtës.Ujërat nuk do të jenë në sipërfaqe, por do të grumbullohen të gjitha e do të kalojnë në tuba.
Për banorët e zonës, kjo është një tjetër masakër sepse ujërat që përdoren nga banorët nuk do të jenë në siperfaqen e shtratit.
Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili është shprehur se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.(Lexo këtu)
Megjithatë PD e Gramshit deklaroi se vendorët po gënjejnë dhe se puna po vijon intensivisht në këtë zonë.