Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot në mëngjes bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.
Në lidhje me këtë ngjarjeje ka reaguar Arben Malaj duke e quajtur këtë veprim force dhe jo ligji, njëkohësisht sipas tij ky parakalim medatik force po e prezanton Shqipërinë ashtu siç është në realitet. Malaj theksoi gjithashtu se ligji në Shqipëri përfaqësohet nga çdo ministër e nënpunës i këtij shteti, kur vret me arrogancën e tij. “Kjo arrogancë qeverisëse po i detyron qytetarët ose të nënshtrohen ose të braktisin vendin”, shton ndër të tjera Malaj.
Reagimi i tij i plotë:
Nje veprim force dhe jo ligji. Perpara shembjes ne 6 vite ka shume zyrtare te korruptuar qe s’kane vepruar, shume prej tyre mund te kene shijuar ndonje kafe, dreke apo darke. Shume prej tyre nuk kane guxuar ti kerkojne lejen apo faturat nga frika e me te madhit . Ky parakalim mediatik force, vetem e demton Shqiperine. E prezanton ashtu sic eshte ne realitetet. “Ligji jemi ne thone deputete e maxhorances”, “ligji jam une” thote Veliaj. Ligji jam une thote cdo minister e nepunes I ketij shteti, kur vret me arrogancen e tij. Po te pambrojturit cfare jane? Skllever te koheve moderne? Kjo paligjshmeri dhe arrogance qeverisese vret shpresen dhe nxit braktisjen. Kostot e saj i paguajne njerezit e mire dhe korrekt me ligjin, por qe jane te neperkembur dhe te pafuqishmem. Ata qe kane mbetur kane vetem dy zgjidhje : (i) te mbijetojne te nenshtruar duke duartrokitur te medhenjte dhe cdo marrezi te tyre ose (ii) te ikim nje ore e me pare??