11:31 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shembja e monumenteve të kulturës, Tepelena: Mesazhi i Ramës në miting antiligjor, për qëllime klienteliste

10:00 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shembja e monumenteve të kulturës, Tepelena: Mesazhi i Ramës në miting antiligjor, për qëllime klienteliste

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama në mitingun e Kongresit të PS-së për ndërtimin e një Tirane të re më moderne dhe atraktive për syrin e të huajve, pas shembjes së ndërtesave të vjetra të cilat konsiderohen monumente kulture si: Teatrin e Kukullave, Muzeun Kombëtar apo Teatrin Kombëtar ka patur disa reagime të forta nga aktivistët në lidhje me këtë çështje.

Në një intervistë për Fax News me gazetaren Mirilda Tili, aktivisti Andi Tepelena ka folur për rëndësinë dhe vlerat kulturore që përbëjnë këto monumente për vendin tonë.

Sipas aktivistit Tepelena, shkatërrimi i këtyre monumenteve është shumë e gabuar për shkak se ato ruajnë vlera të rëndësishme kulturore dhe krijojnë identitetin tonë kombëtar, sikurse ai shprehet. Aktivisti i pyetur në lidhje me mesazhin e Kryeministrit Rama pak ditë më parë në mitingun e Kongresit të PS është shprehur se kryeministri ka dhënë një mesazh të shëmtuar dhe se ka qëllime klienteliste në vendimet e tij. Ndër të tjera ai thotë se: “Mesazhi i Ramës është një mesazh i shëmtuar dhe antiligjor, ai që dha në miting ditën e Kongresit. I referohem fjalës që tha teatri kombëtar edhe ai i kukullave janë një karakatinë.

Në konceptin e ruajtjes së vlerës kulturore nuk mund të hidhen sepse janë identiteti kulturor. Nuk mund ti hedhim sipas dëshires së kryeministrit të radhës. Vendimi për të shembjen e tyre tregon se  ka qëllime klienteliste në këtë mes.

Vendimarrja në fund të fundit u takon shqiptarëve, nuk mund të marrë  vendim qeveria për monumente të tilla që ju takojnë shqiptarve.”

Në lidhje me faktin se nëse ka të drejtë Kryeministri apo qeveria për të prishur këto objekte sipas ligjit, Tepelena shprehet se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atyre u hiqet statusi i Ministria e Kulturës apo Këshilli i Restaurimit. Ndërkohë ai po ashtu e akuzon qeverinë se qëllimisht i ka lënë këto objekte të degradojnë duke mos i mirëmbajtur ato. Për më tepër Aktivisti Tepelena shprehet se: “Këto objekte përderisa kanë statusin e monumentit të kulturës, këtë status mund ta heq nga lista Ministria e Kulturës apo Këshilli i Restaurimit, por për monumente të tilla do të ishte e pakonsiderueshme….

Në fakt degradimi dhe amortizimi i këtyre objekteve kryesisht Teatri Kombëtar po bëhet me qëllim, duke mos investuar në të dhe duke mos e mirëmbajtur atë, por edhe objektet e tjera.”

Etiketa: aktivistiAktivisti Tepelenamonumente kultureteatri kombetarTeatrii Kukullavevlera kulturore
Pas

Varin xhaketat në kangjella, avokatët e Lushnjes bojkotojnë seancat gjyqësore

Para

Emrat/ 3 deputetë të tjerë marrin mandatin në KQZ, ‘opozita e re’ bëhet me 20 përfaqësues

Para
(EMRAT) Betohen 3 deputetët e rinj të LSI-së, qytetarët protestojnë me shashka e thirrje jashtë Kuvendit

Emrat/ 3 deputetë të tjerë marrin mandatin në KQZ, 'opozita e re' bëhet me 20 përfaqësues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.