Shkon në 4 numri i viktimave nga shembja e një pallati banimi 4-katësh në Marsejë mesnatën e së shtunës. 4 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, por hetuesit dyshojnë se u shkaktua nga një rrjedhje e madhe gazi.
5 persona ndodhen në spital, pasi morën plagë nga kjo ngjarje. Autoritetet evakuuan 200 banorë të ndërtesave përreth zonës.