Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shëmbjes nga IKMT të pallatit 6-katësh në zonën e Astirit, duke i hapur rrugë ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar apo vonuar zhvillimin, duke ngritur kauza fake, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte partia demokratike.
Sipas Ballës, flamuri i PD në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Lulin donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar/vonuar zhvillimin duke ngritur kauza fake, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte partia demokratike. Flamuri i partisë ✌në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Lulin donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.
#ZhvillimiNukNdalet?????