Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me prishjen që po i bëhet shtëpisë së Prek Calit në Vermosh, udhëheqësit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit të vitit 1995, që është edhe monument kulture.
“Edvin Kristaq Ramen, qe ne nje akt hakmarrje primitive aterore po rrafshon me fadroma Kullen e heroit legjendar te reziztences anti komuniste te veriut te Shqiperise, Prek Cali!”, shkruan Berisha, pas mesazhit që ka marrë nga një banor i Vermoshit.
Kujtojmë se ditën e sotme, IKMT-ja me pretendimin se nuk është e legalizuar ka shembur shtëpinë e Prek Calit. IKMT-ja jo vetëm që nuk ka lënë rikonstruktimin e banesës së Prek Calit, por kanë vendosur ta rrafshojnë. Paratë për rikontruksionin e kësaj banese të njohur dhe një monumenti historik ishin mbledhur nga diaspora në SHBA dhe ishin sjellë që shtëpia të rikthehej në gjendje e saj normale. (D.D/Shuplaka)