Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasit Albert Sharen 56 vjeç, drejtues teknik i firmës së ndërtimit, dhe Bledjan Elezaj 25 vjeç, sipërmarrës dhe nënkontraktor i firmës SIMA COM, në lidhje me incidentin e ndodhur më 19 nëntor në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, ku tarraca e katit të parë të një pallati në ndërtim është shembur, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dy shtetasit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, e parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për vijimin e procedurave.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.