Aktori Reshat Arbana ka folur për herë të parë publikisht për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
I pranishëm në dëgjesën e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Arbana ka thënë se dëshiron një teatër në një gjendje optimale.
Arbana ka thënë se nuk e ka të ndarë nëse është më mirë të restaurohet teatri i vjetër apo të ndërtohet një teatër i ri nga e para, por la të kuptohej se është kundër ndërtimit të një teatri me kullë kur tha se:
”Përfundimisht nëse dëgjojmë secilin këtu, s’do mbarojmë dot. Mblidhni grupet e interesit flisni. Bëni një gjë të bukur, se ato kullat që do bëni duket sikur do bien mbi kokat e artistëve”.
Fjala e plotë e aktorit Reshat Arbana:
Reshat Arbana: Vij për herë të parë në këto dëgjesa, më kujtohet një thënie e shqiptarëve tanë të zgjuar, ne fitojmë çdo luftë por jo luftën me njëri tjetrin.
Nuk na takon ne aktorëve t’i vëmë epitete njëri-tjetrit. Unë si actor i Teatrit që kam 27 vite që kam ikur, por Teatri duhet të jetë aty.
S’jam dakord që duhen 1 milionë dollarë për t’u restauruar. Ne e dimë shumë mirë sesi është gjendja e Teatrit.
Të bëhet një teatër aty ku është, a një teatër tjetër në atë vend, unë nuk e di, por duhet një teatër i mirë.
T’i lemë këta njerëz këta aktorë t’i ushqejnë me emocione popullin. Vijnë në Teatër e ikin se thonë “s’po shohim gjë të mirë”. Përfundimisht nëse dëgjojmë secilin këtu, s’do mbarojmë dot.
Mblidhni grupet e interesit flisni. Bëni një gjë të bukur, se ato kullat që do bëni duket sikur do bien mbi kokat e artistëve.
Restaurimi është i vështirë. Në dhjetor nuk shkoje dot, nuk rrije dot nga të ftohtët.
Secili ka mendimin e tij, ta gjejmë atë kryesorin. Merrni artitektë, regjisorë, grupe interesi.
Nuk dua të zgjatem. Nuk jam investuar, por nuk dua një teatër të keq.
(F.G/Faxweb.al)