02:12 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shembja e Teatrit, Nazarko: Rama preku dhe votuesit më të rregullt të PS! Protesta i bën nder shoqërisë shqiptare

17:52 | 22/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA e Nazarkos/ Basha është në dilemë zgjedhjesh, kë duhet të besojë?

Analisti Mentor Nazarko tha se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit.

Sipas Nazarkos, ajo godinë nuk ishte vetëm Teatër Kombëtar, por kishte edhe disa funksione të tjera të rëndësishme, ndërsa shtoi se edhe nga pikëpamja legale ka probleme.

Ndërsa, duke vlerësuar protestat e shoqërisë civile, analisti theksoi se me shembjen e Teatrit, Rama ka prekur edhe ata individë që votonin rregullisht për Partinë Socialiste.

“Është një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit. Ajo godinë nuk ishte vetëm teatër, por lidhej me funksionimin e qendrës së studimeve shqiptare, që ishte një qendër ku personalitete të shquara të vendit tonë kanë kontribuar për historinë tonë kombëtare. Kolici, Fishta, Dhimitër Berati e figura të tjera. Ishte një qendër që kishte shqërbyer dhe për Institut të Shkencave. Pra ishte një monument i historisë sonë kombëtare. Tani po zhduket dhe kjo është shumë e trishtë.

Nga pikëpamja legale, besoj se procedura e shkatërrimit të saj duhet të ketë probleme. Nuk jam në dijeni që ta formuloj personalisht ku është problemi ligjor. Një veprim i tillë i shpejt pa e pasur të qartë se cfarë do të bëhet atje është gjithashtu problematic. Ne kemi të bëjmë me një kryeministër, i cili që kur ka filluar të bëhet personazh publik, ka formuluar që herët prishjen e kësaj godine”, tha Nazarko në rubrikën “Opinion” në News 24.

Mënyra si u prish godina e Teatrit ishte ndryshe, kjo ndërhyrja e policisë si ishte?
Mendoj që vlejnë të gjitha argumentet kritike për veprimin e policisë. Koha e zgjedhur për të ekzekutuar këtë vendim, që qarkullon në mendjen e Ramës që herët, është konceptuar se nuk do të kishte rezistencë të madhe, edhe pse ka pasur. Është hera e parë në historinë e pluralizmit që shoqëria civile bën një rezistencë kaq të gjatë. Në këtë kuptim unë kam gjithë fjalët më meritore për këtë rezistencë. Është një rezistencë që i bën nder shoqërisë shqiptare.
Pati dhe përçarje…

Kjo është e pashmangshme. Shoqëria jonë e ka përjetuar në mënyrë dramatike prishjen e teatrit, ndodhi në mes të pandemisë. Ngjarje si këto e provokojnë thellë emicionalitetin publik. Në periudha si këto të epidemive, emergjencave, tërmeteve, shoqëritë janë më të ndjeshme. Në këtë kuptim ishte një goditje, që ka pas një efekt të jashtëzakonshëm. Ky veprim duhet të ketë prekur edhe krahun e atyre që votojnë rregullisht për PS. Kjo ngjarje ka prekur në mënyrë transversale edhe ata individë që mund të identifikohen me krahun e majtë.

Protestat do të vijojnë, a mendoni se janë rruga e duhur dhe se duhen përshkallëzuar?
Kur flitet për protestat duhet t’i vendosim ato në kontekstin e duhur kohor. Gjithë shteti kontrollohet nga një parti dhe një individ, pra nuk funksionon pluralizmi. Opozita nuk është e përfaqësuar në asnjë institucion. Edhe sikur Rama të mos kishte prirje autokratike, në kushtet kur opozita nuk është e pranishme, edhe Jezu Krishti do bënte veprime autoritare. Janë mbivendosur disa faktorë që zmadhojnë fuqinë e kryeministrit, jo vetëm pandemia. Në një situatë si kjo unë jam për protesta të shoqërisë civile, që kanë legjitimitet të fuqishëm. Këto protesta e destabilizojnë pushtetin në mënyrë shumë më natyrale.

Në momentin që këtu ndërhyn opozita a politizohet protesta?
Ky është një problem real. Psh. protesta e studentëve e destabilizoi seriozisht qeverinë Rama, pasi pati impakt të madh, por përfshirja e opozitës për ta ndarë në parcela, apo dhe vetë përfshirja e Ramës, e zbehën atë protestë. Rama ka komunikuar me qindra studentë, dhe përfshirja e tij e zbehu protestën. unë jam për protesta të shoqërisë civile.

Pas

‘Arritje, Herr Knut fitoi konkursin për këshilltar i Ruçit’,gazetari ironizon ‘blerjen’ e fundit të qeverisë: Do të zëvëndësojë dhe Kazhanin te Ujësjellësi

Para

Gjobitet me dy milionë lekë ‘pronari’ i plazhit privat në Himarë, çfarë po bëntë 44-vjeçari

Para
Lirohen 4500 metra katror plazh, e pëson dhe drejtori i Bashkisë

Gjobitet me dy milionë lekë 'pronari' i plazhit privat në Himarë, çfarë po bëntë 44-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.