Pas shembjes katastrofike të urës Morandi në Genova, kanë dalë edhe videot e para, jo vetëm nga pamja katastrofike që la pas, por edhe nga momentet dramatike të shpëtimit të njerëzve.
Në videon e mëposhtme duken njerëzit që po marrin ndihmën e parë dhe po nxirren nga rrënojat. Ndërkaq autoritetet zbulojnë një bilanc tragjik.
Sipas tyre deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 35, ndërkohë që 10 janë të zhdukur, 30 makina të vogla dhe 3 kamionë të mëdhenj janë dëmtuar, të cilat kanë rënë mbi 100 metra lartësi.
(J.D/Faxweb.al)