Ditën e sotme u raportua për dëmtimin e Xhamisë së Kuqe në qytetin e Beratit. Ndërkohë ka pasur edhe një reagim nga kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në këtë qytet Eugen Kallfani, i cili ka treguar se në fakt janë dëmtuar më datë 2 prill rrënojat e Xhamisë së Kuqe, si pasojë e motit të keq.
Ai ka thënë se reagimi ka qenë i menjëhershëm ndërsa tashmë është ngritur një vend pune për të bërë verifikimet.
Ai shtoi më tej se punimet për restaurim do të nisin sapo të sa të miratohet projekti dhe të alokohet fondi nga instacat.
“Në datë 2 prill si pasojë e motit të keq një vetëtimë ka goditur pranë rrënojave të Xhamisë së Kuqe në kala dhe dëmtimet ishin të verifikueshme nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore
Reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi kanë bërë verifikimet, për të verifikuar carjet, nuk është një xhami, janë rrënojat e një monumenti të rëndësishëm.
Janë dukuri natyrore që nuk i parashikojmë, kam pasur kontakte me ministren Margariti dhe me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore Rudina Zoto .
Është ngritur një grup pune, nuk ka vend për panik, nuk është në rrezik shembje, ka patur shembje, nuk ka qenë një objekt një xhami, janë rrënojat e xhamisë së kuqe.
Grupi i punës po bën hartimin dhe projektin për restaurimin. Dëmtimet kaë qenë në një pjesë të caktuar të tij , punimet do të fillojnë sa të miratohet projekti dhe të alokohet fondi nga instacat.
Ka dëmtime të kreut të minares, tullave dekorative. Bazamenti është në gjendje të mirë, shkarkesa ka rrëzuar disa gurë.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm, kemi qënë edhe të shtunën dhe të dielën”– u shpreh ai.