14:08 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shembjet te Bregu i Lumit, Veliaj sulmon ish- deputetët e PD: Budallenj! Nuk do lejojmë “Astirizimin” e shoqërisë

15:03 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shembjet te Bregu i Lumit, Veliaj sulmon ish- deputetët e PD: Budallenj! Nuk do lejojmë “Astirizimin” e shoqërisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur i vendosur lidhur me prishjen e shtëpive të banorëve të Bregut të Lumit, ku sipas tij, prishja e këtyre banesave  do t’i hapë rrugë projektit të Bulevardit të Ri.

Veliaj u shpreh i vendosur se shembja e shtëpive në zonën e Bregut të Lumit do të vazhdojë pavarësisht rezistencës së banorëve, duke u shprehur se nuk do të lejojë “Astirizimin” e shoqërisë, duke iu referuar banorëve të Astirit të cilët kanë prej muajsh që bëjnë rezistencë kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Më tej Veliaj ka vijuar sulmet ndaj ish-deputetëve të PD-së të cilët kanë qenë vazhdimisht në mbështetje të banorëve kundër shembjes së shtëpive, duke i cilësuar si “deputet budallenj”.

“Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99%  e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj.

“Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”,tha kryebashkiaku.

Ndërkaq, duke u ndalur te projekti tjetër për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz e cila është parashikuar të ndërtohet brenda ambienteve të UBT-së, por që është kundërshtuar nga studentët dhe pedagogët e këtij  universitetit, me argumentin se nuk janë kundërt ndërtimit të shkollës, por shprehen se është e pamundur të ndërtohet në këtë zonë pasi nuk kanë mundsi të zhvillimit të praktikës.

Etiketa: Bregu i LumitErion Veliaj
Pas

Sa i kushtoi bileta? Lori Hoxha ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm amerikan

Para

Përfundon takimin me Bashën, Palmer niset drejt selisë së LSI-së

Para
Përfundon takimin me Bashën, Palmer niset drejt selisë së LSI-së

Përfundon takimin me Bashën, Palmer niset drejt selisë së LSI-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.