Astrit Patozi një nga miqtë më të afërt të Sokol Olldashi ka reaguar pak orë më parë lidhur me mesazhet e ngushëllimit për ish-ministrin që tashmë nuk jeton më.
Patozi shkruan se disa njerëz në këtë botë, me gjasa duke iu drejtuar kryedemokratit Basha, nuk mjaftohen duke mashtruar të gjallët, po e bëjnë këtë dhe me të vdekurit.
Sipas tij këta njerëz nuk presin as të bëhet viti tamam, po e përcjellin mesazhin që një ditë më parë, njësoj si të ishte një festë.
Reagimi i Patozit:
Janë ca njerëz në këtë botë…
Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.
Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë tek varri. Madje duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë…
Mesazhi i përcjellë dje nga Basha:
Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli, i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues.
(E.K/FAXWEB.AL)