Ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi i ftuar në Fax News i ka kthyer përgjigje ish-deputetit të Partisë Socialiste Piro Lutajt, i cili pak javë më parë komentoi prezencën e Prençit në protestën e opozitës.
Duke ironizuar pjesmarrjen e Prençit në protestën e 16 shkurtit, Lutaj deklaroi “Uaaau!! Shemsiu tek strofulla e qenit?! Mooos, “humbje e madhe” për ne, por lëtyrat e gjejnë vet ku e kanë vendin !?!?!
Ndërkaq në studion e lajmeve në Fax News, Prençi tha se ish-deputeti socialist e akuzon se ka tradhëtuar partinë, por sipas tij ai nuk ka qenë kurrë socialist.
Ai shtoi se Lutaj ka një konflikti interesi me të pasi në 2009 kur ishte drejtor policie ka kapur me 7 foristrada kontrbandë ish deputetin socialist, ndërkohë që e sfidoi për tu ballfaquar live në një studio televizive.
“Nëse ka një institucion që nuk funksionon është Departamenti i Administratës Publike. Për shkak të shkeljeve abuzive. Unë nuk kam qenë ndonjëherë socialist. Piro Lutaj ka mashtruar me dhjetra herë naftëtarët e Ballshit, Patosit, ai sot nuk mund të përballet me bashkëqytetarët e Ballshit. Ka dhe një konflikt interesi me mua. Ai ka një inat personal me mua pasi në 2009 kur kam qenë drejtor policie, kam kapur Piro Lutaj së bashku me vëllezërit e tij i cili kishte sjellë 7 foristrada kontrabandë.
Piro Lutaj ndihet mirë më profesionin e tij të kapterrit. Ftoj Piro Lutajn në një debat të hapur. Nëse Pirro Lutaj mendon të më sulmojë mua për faktin se unë i kam tradhtuar partinë, ai duhet ta dijë se unë nuk kam qenë kurrë socialist. Unë ju sjell në vëmendje se kam qenë në detyrë shteti.
Nëse ai është mërzitur se unë nuk i shërbej partisë, e ka gabim sepse nuk i kam shërbyer asnjëherë. Do të jem në çdo protestë të opozitës.”– u shpreh Prençi.
(M.Q/Faxweb.al)