Është e zakonshme që në profilet publike të personazheve të njohur të showbiz-it shqiptarë të lihen komente pozitive por dhe ndonjë kritikë gjithashtu.
Ajo që të bënë përshtypje janë komentet negative dhe më tepër akoma kur marin një kundërpërgjigje.
Kësaj radhe ka qënë Roza Lati ajo e cila e ka marrë vëmendjen e mediave rozë për shkak të një përgjigje që ka kthyer në Instagram.
Pas komentit të pakëndshëm me tone ofenduese të një ndjekseje të saj , modratorja ka shpërthyer.
“Bëj çfarë të duash! Shëmtira, shëmtirë mbetet dhe kur hap gojën më keq akoma. Flet anglisht kur nuk di shqipen, që flet gjithë gabime. “Ftyrën”, e jo moj kafshe, Fytyrën. Punon dhe në TV. Ku ke studiuar? Vë bast në shkollën e këtyre viteve, në shkollën e gomerëve. O Zot kush ka mbetur në Shqipëri!”-ka shkruar ndjekësja.
Roza Lati ka vendosur t’i përgjigjet më të njëjtin formë.
“Më qafsh më lej koment në çdo foto. RRi gjithë natën më ruaj çfarë postoj. Domethënë kështu siç po bën. Jepi. Vëmendja jote është benefiti im. Faleminderit për vëmendjen. Shko futi pak dashuri dhe lumturi vetes ndërkohë, se qenke duke u tharë, aq sa po i shihke dhe gratë si burra. Ti më njeh k*rvë, unë stë njoh ty. Shnet!”,-ka replikuar, Roza Lati.
(s.a/faxweb.al)