Sot është festa e Shën Valentinit, dita e të dashuruarve e cila festohet në mbarë botën dhe për rrjedhojë rrjetet sociale janë mbushur me postime të personave që kanë marrë ose bërë dhurata. “Mjeshtri i Madh” Zef Deda, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të surprizuar bashkëshorten e tij.
Aktori i madh shqiptar ka shkuar në Postën Shqiptare të Shkodrës, ku dhe bashkëshortja e tij punon, dhe i ka dërguar një trëndafil.
Bashkëshortja e tij Rozi, është surprizuar shumë pasi “Mjeshtri i Madh” i ka dhuruar lulen në sy të gjithë të pranishmëve.
(M.Q/Faxweb)