Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar përsëri ndaj Lulëzim Bashës përsa i përket shëndetësisë falas duke theksuar se gjatë 4 viteve të fundit është bërë shumë por ka ende për të bërë. Beqaj ka theksuar se barcoletat e Bashës me burra shtatzanë e gra me prostatë nuk i ha njeri kur thotë se shëndetësia falas është mashtrim.
“Pyet këshilltarët e tu që konkuruan në tenderin e kontrollit bazë e të tregojnë ata më shumë e më mirë”, shprehet Beqaj.
“Ti nuk do që shqiptarët të operohen në spitalet publike. Ti do që të kenë frikë nga infeksionet e të shkojnë në operohen në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që investimi 1 milionë euro për sterilizimin në QSUT fjeti për tre vjet, 2010 – 2013.
Ti nuk do që shqiptarët që kanë nevojë jetike për dializë ta marrin shërbimin ekselent pranë vendbanimit në Vlorë, Korcë, Lezhë etj., por do që të vijnë në Tiranë tre herë në javë në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që në katër vjet 2009 – 2013 nuk erdhi asnjë pajisje e re dialize.
Ti nuk do që shqiptarët të parandalojnë apo të diagnostikojnë hershëm sëmundjet, pasi lobet që të mbështetsin e kanë sëmundjen biznes dhe nuk duan njerëz të shëndetshëm. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.” përfundon Beqaj.
REAGIMI I PLOTË:
“Lulëzim, mora vesh se në Kukës kishe thënë që shëndetësia falas është mashtrim. Pse nuk u shpjegove kuksianëve pse në 2009 – 2013 nuk hapët specializimet në mjekësi. latë Kukësin, Tropjën, Hasin dhe gjithë Shqipërinë pa mjekë specialist. Ne i hapëm dhe në 4 vitet e ardhshme Shqipërisë do t’i shtohen 600 mjekë specialistë të rinj.
Po infermiereve në Kukës, u tregove që me taksën tënde të sheshtë 9 % do t’u marrësh seicilës 1 milionë lekë në katër vitet e ardhshme!
Të treguan se në Kukës sot gratë shtatzënë e kanë Echo-n gjinekologjike në spital falas dhe nuk duhet të shkojnë në Prizren.
Të treguan se në Kukës sot echo kardiake dhe prova e ngarkesës bëhen falas në spital dhe pacientët nuk duhet të vijnë dret Tiranës.
Lulëzim,
Në check – up nuk bëhen as test shtatzanie dhe as analizë prostate. Prandaj barcaletat me burra shtatzanë e gra me prostatë nuk i ha njeri. Pyet këshilltarët e tu që konkuruan në tenderin e kontrollit bazë e të tregojnë ata më shumë e më mirë.
Lulëzim,
Sa për shëndetësinë falas, lërua shqiptarëve të vlerësojnë është mashtrim apo jo.
Sot, secili prej atyre që jetojnë në Shqipëri gëzon të drejtën të kryejë falas vizitën të mjeku i familjes, gëzon të drejtën të përfitojë nga Lista e Barnave të Rimbursueshme si dhe, nëse ndjek sistemin e referimit, vizitën tek mjeku specialist apo ekzaminimet i kryen falas apo me tarifë simbolike. Deri në shtator 2013, 600 mijë vetë të pasiguruar, pra 1 në çdo 5 shqiptarë duhet të paguante gjithçka nga xhepi i vet.
Sot, seicili prej atyre që jeton në Shqipëri dhe është në grupmoshën 35 – 70 vjeç (janë rreth 1,2 milionë shqiptarë në këtë grupmoshë) gëzon të drejtën të kryejë falas 1 herë në vit një kontroll bazë parandalues ku përfshihen 44 ekzaminime të ndryshme.
Ky është thelbi i mbulimit universal dhe çfarë kemi arritur në këta 45 muaj.
Por, për njerëzit i prekshëm është aksesi universal. Ja disa arritje të prekshme.
Protezat ortopedike ofrohen sot falas në spitalet publike. Janë 1200 pacientë që përfitojnë çdo vit.
Transplanti i veshkës ofrohet falas në spitalet private të vendit. Janë realizuar tashmë 35 transplante.
Hepatiti C është tashmë një sëmundje e shërueshme në Shqipëri. Rreth 40 mijë euro shpenzohen për çdo pacient. Kanë përfituar deri tani rreth 90 pacientë.
Funksionojnë kabinetet e kardiologjisë dhe diabetit në çdo spital rajonal në vend.
Radioterapia me akselerator linear ofrohet falas në spitalet publike.
Rradhët e pritjes për rezonance magnetike, skaner, koronarografi nga disa muaj janë më pak se një muaj.
Urgjenca kardiake dhe cerebrale vaskulare ofrohet 24/7. Deri para dy vjetësh nëse të ndodhte në mbrëmje apo në fundjavë duhet të shpenzoje mijëra euro për të shmangur fatalitetet.
Çmimet e barnave janë 30 % më të ulëta, pa cënuar cilësinë dhe sigurinë e tyre.
Lulëzim,
Për koncesionet nuk habitem.
Ti nuk do që shqiptarët të operohen në spitalet publike. Ti do që të kenë frikë nga infeksionet e të shkojnë në operohen në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që investimi 1 milionë euro për sterilizimin në QSUT fjeti për tre vjet, 2010 – 2013.
Ti nuk do që shqiptarët që kanë nevojë jetike për dializë ta marrin shërbimin ekselent pranë vendbanimit në Vlorë, Korcë, Lezhë etj., por do që të vijnë në Tiranë tre herë në javë në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që në katër vjet 2009 – 2013 nuk erdhi asnjë pajisje e re dialize.
Ti nuk do që shqiptarët të parandalojnë apo të diagnostikojnë hershëm sëmundjet, pasi lobet që të mbështetsin e kanë sëmundjen biznes dhe nuk duan njerëz të shëndetshëm.
Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste ? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post