02:49 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Shëndeti i trurit, kjo është lista ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

09:42 | 26/01/2017
në Te Gjitha
0
Shëndeti i trurit, kjo është lista ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

Të gjithë duhet të kemi kujdes me ushqimin që ne hamë dhe këtu ka shumë vend shprehja: Ne jemi çfarë hamë. Për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë konsumojmë në jetën tonë të përditshme dhe duhet të përgjdhim ushiqmet tona. Pasi sikurse ushqimet janë ilaçi ynë, ato mund të jenë edhe burim telashesh. Nuk duhet të mendojmë se ushqyerja ka të bëjë vetëm me linjën apo aftësinë tonë për të tretur por shumë studime pohojnë se konsumimi i një sërë ushqimesh, kanë efekte negative në trurin tonë. Ushqimet jo të shëndetshme ndaj trurit tonë mund të shkaktojnë  çrregullime të funksioneve, të cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda. Kjo është lista e ushqimeve që nuk duhet të përdorni nëse nuk doni të dëmtoni trurin tuaj, shkruan shëndeti.net. 

Alkooli

Që alkooli ka efekte negative mbi trurin, në terma afatgjatë dhe afatshkurtër, tashmë dihet. Megjithatë disa studime kanë treguar se konsumimi i alkolit në sasi të madhe shkakton hollim të zonës kortikale në lobin frontal, pjesë e trurit e cila është përgjegjëse për vëmendjen, aftësinë për të marr vendime dhe kontrollimin e emocioneve. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, alkoli është toksik për neuronet. Pas konsumimit ai menjëherë sjell një ndjesi konfuzioni mendor dhe paaftësi për të menduar qartë. Në periudha të shkurtra efektet janë të kthyeshme, por në periudha të gjata bëhen të përhershme. Rreziku do të rritej nëse konsumi i alkolit tek të rinjtë përqëndrohet në fazën pas adoleshencës.

Fast Food
Edhe këto ushqime janë të dëmshme për trurin tonë. Një studim i kryer nga universiteti i Montrealit, pohon sesi fast food-et mund të modifikojnë substancat kimike të trurit duke iniciuar fllimin e depresionit dhe ankthit. Të gjitha këto ushqime, të pasura me yndyrna, veprojnë negativisht në trupin tonë, por krijojnë gjithashtu një lloj krize kur ndalon së konsumuari. Pasi keni ngrënë një hamburger, për shembull, mund të manifestohen ankthi dhe depresioni. Këto ushqime gjithashtu do të influenconin prodhimin e dopaminës, një substancë kimike shumë e rëndësishme për funksionet konjitive si vëmendja dhe memoria.

Ushqimet e skuqura
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, të skuqurat dhe yndyrnat, përmbajnë substanca që influencojnë trurin, duke i dërguar mesazhe të ngopjes hipotalamit dhe, në të njëjtën kohë, ul përqëndrimin dhe qartësinë mendore. Jo vetëm ushqimet e përgatitura dhe të skuqura mund të përmbajnë aditivë, aromat artificiale dhe konservantët mund të influencojnë sjelljen, sidomos të fëmijëve, duke provokuar hiperaktivitet dhe duke shkatërruar qelizat nervore ne tru.

Sheqernat dhe yndyrnat e saturuara
Ekzistojnë disa ushqime që pengojnë efiçencën mendore, duke provokuar efekte të dëmshme mbi memorien dhe të mësuarit. Këto produkte janë sheqerna dhe yndyrna të saturuara që gjenden në ushqime si gjalpi, dhjami i përpunuar, vaj palme etj. Në përgjithësi, të gjitha ëmbëlsirat e paketuara dhe të përpunuara artificialisht janë të dëmshme për trurin. Një teprim në konsumimin e tyre mund të influencojë aftësinë për të mësuar dhe për të mbajtur mend. Ti kushtojmë vëmendje asaj që hamë është thelbësore, jo vetëm për linjën tonë po mbi të gjitha për shëndetin tonë, e mesa duket, edhe për aftësinë tonë të të arsyetuarit. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: truriushqimet
Pas

Pranga dy trafikantëve teksa “peshkonin”, u sekuestrohet 1 kg kokainë (EMRAT)

Para

Zjarr në konviktin e studentëve në Elbasan, panik në godinë

Para
Vrau kushëririn për një plep, Gjykata e Kavajës jep 35-vite burg

Zjarr në konviktin e studentëve në Elbasan, panik në godinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.