Një zjarr i rënë në një banesë në qytetin e Shëngjinit, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë, është vënë nën kontroll dhe është fikur plotësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave të MZSH dhe MC të bashkisë Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombul gazi për gatim. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në proces verifikimi.
Autoritetet ndodhen në terren dhe pritet një informacion përmbledhës zyrtar në vijim. Mbetemi në kontakt për çdo zhvillim të mëtejshëm.