Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme pranë Portit të Shëngjinit, ku punonjësit e Policisë Kufitare kanë gjetur trupin e pajetë të një 37-vjeçari në afërsi të bregut. Viktima, dyshohet të jetë shtetasi N.Z., banues në Fushë-Krujë.
Disa metra larg trupit të tij, është konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, e cila ngre dyshimet se vdekja ka ndodhur si pasojë e mbytjes në det gjatë një aktiviteti lundrues. Sipas verifikimeve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në detGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.