Tregtarët ambulantë në shëtitoren e Shëngjinit janë para bashkisë , duke kërkuar hapësirë për të ushtruar aktivitetin e tyre.
Kërkesa e tregtarëve është që të shesin sërish aty ku kanë shitur për rreth 7 vite.
Ata shprehen se kanë zhvilluar një takim me takuar nënkryetaren e bashkisë. Të tensionuar, tregtarët kanë kërkuar që t’i jepet një zgjidhje kësaj situate.
Ata kanë kërkuar të hyjnë me forcë në në zyrën e nënkryetares së bashkisë së Lezhës, por nuk janë lejuar.
“Ne do bëjmë namin, duam bukën e gojës. S’na heq dot bukën e fëmijëve”, kanë thënë tregtarët.
Ka qenë kryebashkiaku Frank Frrokaj i cili ka shtensionuar situatën duke u siguruar se do t’u jepet një zgjidhje.
https://www.youtube.com/watch?v=VbPE1TxCKFc&feature=youtu.be
(E.V/Faxweb.al)