00:10 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Shenjat dalluese të infeksionve urinare (KËSHILLA)

20:50 | 02/02/2017
në Te Gjitha
0
Shenjat dalluese të infeksionve urinare (KËSHILLA)

Infeksionet urinare prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Madje ato shoqërohen edhe dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit dhe bëhen shumë të shpeshta. Po kështu gjatë aktiti mund të ndjeli edhe  të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe me gjakrrjedhje dhe dhimbje të forta në fund të barkut.

Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën dhe infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës. Sipas bluzave të bardha, infeksionet e fshikëzës së urinës janë të pranishme në masë edhe tek moshat e vogla, e kryesisht ato të natyrës bakteriale, shkruan gazeta Dita.

Po kështu femrat janë më të predispozuara  për t’ju zhvilluar infeksionet e vezikës urinare.   Si bakteri më i shpeshtë që shkakton infektimin e urinës është “Escherichia Coli” (E.coli). Mundësia është më e madhe në moshat e vjetra kur fillojnë dhe problemet me gjëndrën e prostatës. Rreziku rritet kur vendosen kateterat në rrugët urinare, ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale në aparatin urinar.

Si mund t’i shmangim infeksionet urinare:

Për të shmangur ndërlikimet që mund të vijnë nga prania e këtyre infeksioneve, është shumë e rëndësishme që fillimisht të përcaktohet se në cilin nivel të aparatit urinar ndodhet infeksioni. Çka do të thotë se në asnjë rast nuk duhet të përdorni trajtime të ndryshme në rast se më parë nuk është përcaktuar diagnoza e saktë e sëmundjes, pasi mund të rrezikoni nga efektet anësore të përdorimit të gabuar të barnave.

Sa i takon kujdesit në kushtet e shtëpisë, rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, rreth një deri në dy litra në ditë, kryesisht ujë. Kjo sasi lëngjesh duhet jetë  e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mos dëmtohet funksioni i veshkës. Mjaft efikase në parandalim dhe qetësi dhimbjesh janë edhe çajrat. Këshillohet të përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve. Pozitiv rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës, (këshillohet një lugë çaj në 200 ml ujë) që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: infeksionet urinarekeshilla
Pas

Para një muaji u qëllua me thikë nga ish-kunati, vëllai i historianes së njohur ndërron jetë në spital

Para

Ashensorët jashtë çdo kontrolli, qytetarët të ekspozuar ndaj aksidenteve (VIDEO)

Para
Ashensorët jashtë çdo kontrolli, qytetarët të ekspozuar ndaj aksidenteve (VIDEO)

Ashensorët jashtë çdo kontrolli, qytetarët të ekspozuar ndaj aksidenteve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.