Kemi hyrë në dy ditët e para të muajit Janar, dhe padyshim jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj. E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu bëri renditjen e shenjave më me fat për këtë fillm muaji.
E ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.
Ndërkohë në një përshkrim të shkurtër lidhur me vitin 2019, Meri tha se, ky do të jetë një vit optimist dhe me shumë energji, por deri në muajt Prill- Maj do të jetë një vit utopik, do të ëndërrojmë shumë, por nuk i realizojmë dot.
“Kemi një vit të rëndësishëm përpara që mezi e presim, sepse kemi vuajtur në 2-3 vitet e fundit. Kemi pasur lidhje të fuqishme planetare dhe shenjat që kanë vuajtur janë ato kardinale, dashi, peshore, gaforrja, bricjapi kanë qenë deri diku më të riskuara, por tani jemi në një vit që gjërat do të marrin optimizëm.
Jupiteri në shenjën e shigjetarit është në një shenjë zjarri dhe ne kemi më shumë energji. Janë 4 shenja që do të ndikohen më fuqishëm që janë binjakët përballë shigjetarëve, virgjëreshës dhe peshqve. Më mirë do të jenë shenjat e zjarrit, shigjetari, luani, dashi. Në renditje do të shikojmë në çfarë aspekti duhet të kenë kujdes në vitin 2019″, tha Meri.
(E.K/FAXWEB.AL)