Nisur nga tiparet e karakterit të tyre, disa shenja të horoskopit mund të kenë tendencën të jenë më shumë xheloze sesa të tjerat
Kështu, sipas astrologëve, këto janë shenjat e zodiakut që mund t’ua nxinë jetën me xhelozinë e tepruar.
Gaforrja
Gaforret janë po aq xheloze sa edhe shenjat e tjera të ujit (peshqit dhe akrepi), por ama nuk e shfaqin menjëherë. Gaforret nisin ta nxjerrin kokën pas një farë kohe pasi vënë re mungesë sigurie në marrëdhënie.
Luani
Luani është një shenjë shumë besnike në dashuri dhe ka nevojë të dijë që partneri i tij është po aq besnik. Gjithsesi, Luanët mund të bëhen xhelozë shumë shpejt dhe madje mund të tregohen dhe mizorë nëse partneri i tyre distancohet nga gjestet romantike dhe vëmendja e dikurshme.
Virgjëresha
Virgjëreshat udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i mendimeve dhe komunikimit. Jo vetëm që janë kritikë ndaj të tjerëve, por janë edhe ndaj vetes së tyre. Kjo analizë konstante mund të çojë në xhelozi dhe posesivitet kur është fjala për lidhjet romantike. Thjesht kur imagjinojnë mungesën e besnikërisë, mund të bëhen paranojake.
Akrepi
Ata njihen si shenja më posesive dhe xheloze e zodikut. Akrepi është një shenjë emocionalisht investiguese, e prirur drejt ‘fiksimeve’.Për të ndihmuar partnerin tuaj akrep të jetë më i sigurt në një marrëdhënie, tregojini shpesh se sa të përkushtuar jeni pas tij.
Peshqit
Peshqit janë shumë emocionalë dhe mund të bëhen edhe shumë xhelozë në marrëdhënie, sidomos kur perceptojnë një situata kërcënuese.