Pas De Rosi, një tjetër italian ka shënuar golin e dytë në sfidën e mbrëmjes së sotme Itali-Shqipëri. Është Imobile, ai i cili në minutën e 70-të të ndeshjes shënoi golin e dytë për italianët. Goli u shënua 13-minuta pas rifillimit të ndeshjes, e cila u ndërpre për shkak se tifozët hodhën tymuese në fushë.
Pas hedhjes së një flakadan në fushë skuadrat janë urdhëruar të shkojnë në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie. Kapiteni Ansi Agolli dhe trajneri Xhani De Biazi u përpoqën të qetësojnë situatën tek tifozët. Dyshohet se flakadani është hedhur nga një grupim shqiptar tifozësh në stadium. (D.D/Shuplaka)