Babai i pacientit zero në Dobraç, i testuar pozitiv gjithashtu për COVID 19 ka ndërruar jetë sot në banesën e tij, bëjnë të ditur burime të sigurta për Faxweb.al.
Ministria ende nuk e ka referuar këtë rast, pasi sipas të dhënave që disponon Faxweb.al i moshuari prej 3 muajsh kishte frakturë koksofemorale pasi vuante nga një sëmundje tjetër dhe mbahej në banesë nën kujdesin e familjarëve.
Varrimi i viktimës do të kryhet sot në orën 14:00 nën survejimin e policisë dhe me një rreth shumë të ngushtë familjarësh.
Gjithashtu mësohet se pacienti zero, 56 vjeç i cili kishte dhe një njësi tregtimi ka infektuar të 10 familjarët e vet, ndërsa burimet bëjnë me dije se ai mund të jetë një nga të shëruarit prej virusit COVID 19.
Gjithashtu janë gjurmuar dhe të gjithë kontaktet e 56-vjeçarit për të parë rrethin e të infektuarve prej tij.