Janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar Shefqet Ndroqi për shkak të virusit AH1N1, brenda një jave. Viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.
Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa lajmi është konfirmuar për Fax News nga doktoreshë Silvana Bala. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qendruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.
Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital.
Bala ka thënë se ende nuk mund të flasim për një alarm nga gripi në vendin tonë.
Ndërkohë që lidhur me vdekjen e një 38-vjeçari nga qyteti i Elbasanit gjatë ditës së djeshme, ISHP thotë se ai nuk ishte i prekur nga gripi po për shkak të një pneumonie të rëndë.
I ndjeri është shtetasi Hasan Ekmeçiu, nga Elbasani, i cili punonte si teknik në një televizion lokal.
Ekmeçiu ishte i shtruar në Sanatorium ndërsa paraprakisht u dyshua se ishte prekur nga “Gripi i derrit”. Ai është kuruar 4 ditë në Spitalin e Elbasanit, dhe pasi nuk ka reaguar ndaj kurës u transferua në “Sanatorium”, ku edhe ka ndërruar jetë.
(E.K/FAXWEB.AL)