11:56 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali, çfarë po ndodh në rajonet e veriut

08:52 | 24/02/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe Milano mbyllet prej koronavirusit: Kyçen shkollat, stadiumet, muzetë

Është shënuar viktima e katërt si pasojë e koronavirusit në Itali. Mediat në vendin fqinj raportojnë se viktima është një i moshuar në Bergamo, 84-vjeçar, i cili gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital, edhe me komplikacione të tjera me shëndetin.

Duhet thënë se mosha e tretë është dhe më e rrezikuar nga koronavirusi, për shkak se sistemi i tyre imunitar është më i dobët, dhe zakonisht kanë dhe sëmundje të tjera, të cilat e përkeqësojnë gjenden.

3 viktimat e tjera që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit kanë qenë në rajonin e Lombardisë, që ka dhe numrin më të madh të të infektuarve.

Ajo që vihet re në shumë zona të veriut, është mbyllja e shkollave dhe e institucioneve të tjera publike, ndërkohë që situata më alarmante paraqitet më markete dhe farmaci, ku ka radhë të gjata për marrjen e ushqimeve, si dhe maskave dhe dizifektantëve për duart.

Edhe Milano po mbyllet në përpjekje për t’u mbrojtur nga koronavirusi, që tashmë ka mbërritur në qytet me rastin e parë të një infektuari, një dermatologu nga Policlinico, njofton ANSA.

Nga shkollat te teatro, tek muzetë, kinematë, baret e lokalet e natës nga ora 18 deri në 6, të gjitha janë të mbylluara për 7 ditë dhe mund të shkojnë deri në 14 ditë sipas urdhëresës së nxjerrë nga Rajoni i Lombardisë, që parashikon pezullimin e ngjarjeve apo evente të çdo lloji ose të çdo forme mitingu publik, përfshirë edhe ato kulturore.

Gjithçka është ndryshe tani në qytet, por funeralet dhe dasmat janë kursyer po vetëm për të afërmit, ndërkohë që njerëzit janë derdhur në supermarkete për të mbushur karrocat me ushqim , radhët janë të gjata dhe raftet bosh.

Ndërsa orët kalojnë, qyteti ngadalë mbyllet.

Është anuluar ndeshja Inter-Sampdoria, e planifikuar për në mbrëmje në San Siro, po ashty hyrjet në muze dhe ekspozita dhe më pas vjen kërkesa nga kryetari i komunës Giusepe Sala, që kërkoi ndërhyrje të kujdesshme për mbylljen e shkollave, që u pranua nga Rajoni.

Institucionet më të rëndësishme kulturore në qytet pezulluan shfaqjet dhe kinematë, filmat.

Teatri alla Scala pezulloi të gjitha shfaqjet si masë paraprake deri në udhëzime të tjera nga autoritetet.

Njoftimi është pezulluar edhe në italisht edhe në anglisht jashtë teatrit, për t’ua komunikuar vendimin dhe turistëve.

Baret, lokalet e natës dhe institucionet argëtuese duhet të mbyllen deri në një urdhër të dytë nga ora 18 deri në 6, ndërkohë që nuk ka kufizime për restorantet.

Edhe momenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masë paraprake deri më 25 shkurt.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: italiviktima e katert
Pas

Tetë viktima nga koronavirusi në Iran, autoritetet mbyllin shkollat dhe disa vende të tjera publike

Para

Tuna e tepron me photoshopin, rrit të pasmet dhe shtrembëron shkallët

Para
U nda nga Patrisi apo jo? Tuna konfirmon gjithçka me veprimin e fundit

Tuna e tepron me photoshopin, rrit të pasmet dhe shtrembëron shkallët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.