Një tjetër viktimë si pasojë e të ftohtit është shënuar në qarkun juglindor të vendit. Një 38 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit ndërsa vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit liqenor ku 38-vjeçari Anastas Shuke, i cili jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë nga disa të afërm.
Sipas të dhënave 38-vjeçari Anastas Shuke vuante nga skizofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja çka ka ngritur dyshimin se vdekja e tij mund të ketë erdhur si pasojë e të ftohtit.
Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes, burime të policisë kanë konfirmuar se vdekja e 38-vjeçarit është natyrale dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune duke përjashtuar çdo dyshim tjetër. Anastas Shuke është viktima e dytë si pasojë e të ftohtit në rajonin juglindor.
Një ditë më parë një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit në Korçë, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”700″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]