Një tjetër person ka humbur jetën për shkak se nuk i ka rezistuar dot temperaturave të ulëta të janarit që kanë shkaktuar reshje dëbore dhe probleme qarkullimi në zonat më problematike.
Mësohet se viktima e tretë e të ftohtit është roja e një pallati në qytetin e Lushnjes, trupi i të cilit u gjet i ngrirë në punë nga familjarët e tij. Ai është identifikuar si Bashkim Çepa 52 vjeç. Ai u dërgua në spital nga djali i tij, por ndërroi jetë.
Bashkim Çepa punonte si roje në një pallat në lagjen “Gafurr Muça”. Mësohet se ai vuante nga zemra. Veç të tjerash, viktima kishte ndezur një zjarr për t’u ngrohur e për pasojë është asfiksuar nga tymi. Ky detaj mundet të rrëzojë raportimin fillestar se viktima ndërroi jetë për shkak të të ftohtit.
52-vjeçari është viktima e tretë e të ftohtit siberian që ka përfshirë vendin tonë, pas viktimës së parë shënuar në Durrës dhe atij të shënuar një ditë më parë në Sarandë, të dy endacakë qyteti që jetonin në kushte të mjerueshme. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post