15:28 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shënoi gol pas penalltisë së kontestuar, Ronaldo: Ritmi i rrahjeve të zemrës mu shtua

07:26 | 12/04/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shënoi gol pas penalltisë së kontestuar, Ronaldo: Ritmi i rrahjeve të zemrës mu shtua

Cristiano Ronaldo vijon të thellojë rekordin e tij në Champions, pasi në këtë edicion ka shënuar në të 10 takimet, që prej shtatorit 2017.

Portugezi nuk ka aspak dyshime mbi penalltinë e akorduar nga arbitri Oliver, ndërsa tha se nuk i kupton protestat e juventinëve.

“Nuk e kuptoj pse protestojnë, pasi ajo ishte penallti e pastër. nëse nuk do të ishte penallti, do të ishte gol. Benatia dhe mbrojtësit e tjerë kanë ndërhyrë nga mbrapa gjatë gjithë lojës. është mënyra e tyre e lojës. Sot vuajtëm shumë, por mësuam edhe njëherë se në futboll nuk të fal askush, asgjë, ndaj duhet të vraposh deri në fund”, deklaroi Ronaldo.

Ylli i Realit mori përsipër ekzekutimin e penalltisë deçizive, që i dha madrilenëve kualifikimin për në gjysmëfinale, teksa u shpreh se ndjeu shumë përgjegjësinë e ekzekutimit të saj.

“Ritmi i rrahjeve të zemrës mu shtua, kur mora topin, por protestat e zgjatura bënë që të qetësohesha dhe të përqendrohesha në goditjen e topit në rrjetë. E dija rëndësinë e asaj penalltie, ndaj doja ta dërgoja në rrjetë. Në gjysmëfinale do të jetë e vështirë, por ne jemi aty për të provuar një tjetër triumf”, u shpreh portugezi i Realit.

 

Etiketa: Ronaldosport
Pas

HOROSKOPI. 12 PRILL 2018

Para

Vojisllav Sheshel në delir: Jam krenar me krimet që më janë ngarkuar

Para
Vojisllav Sheshel në delir: Jam krenar me krimet që më janë ngarkuar

Vojisllav Sheshel në delir: Jam krenar me krimet që më janë ngarkuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

Kapet 41-vjeçari i dënuar në Itali me 21 vite burg për vrasje dhe krime të rënda

Zjarret në Lezhë, Prefekti i qarkut: U rrezikuan banesa e biznese! Banorët të jenë të kujdesshëm, ndjekje penale për këdo që i ndez qëllimisht

Kuçovë/ Zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.