Kombëtarja shqiptare ka shënuar golin e avantazhit në ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Jasir Asani ishte sërish autori i golit.
Një “Deja Vu” e golit me Poloninë, tetovari e lëshoi sërish me të majtën një predhë në cep të portës.
Aktualisht po luhet pjesa e parë në “Air Albania”. Pas golit, Asani mori një plis nga tifozët dhe e festoi golin me të në kokë.