Në këto momente po luhet ndeshja Kukësi – Skëndërbeu në stadiumin “Zeqir Ymeri”, Skuadra e Kukësit ka kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Kroat Pero Pejiç, me anë të penalltisë. Pjesa e parë përfundoi pa rrjeta të prekura, ndërkohë që mbrojtësi I Skëndërbeut, Gledi Mici u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10 nga gjyqtari Enea Jorgji. Enea Jorgji nuk ka qenë i preferuar për Korçarët por Federata nuk e pranoi kërkesën për gjyqtarë të huaj.
Në fillimi e pjesës së dytë gjyqtari ka akorduar penallti për Kukësin dhe nga pika e bardhë ka shënuar Pejiç. Aktualisht Skëndërbeu po luan me 9 lojtarë, Hamdi Salihi ka dalë me të kuq pasi i grisi i kartonin gjyqtarit, i cili ndëshkoi Latifin pas një rrëzimi në zonën e Kukësit, gjyqtari e konsideroi si simulim.
Kukësi në rast të një fitoreje në ndeshjen e sotme do dalë për herë të parë kampion në historinë e tij si ekip futbolli. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post