Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës, ku u prit në një ceremoni të vecantë, me pjesëmarrje edhe të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“Një shpëtimtare të madhe jetësh”, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontigjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin egje. “ Ushtarakët tanë janë shembulli më i mirë professional”,- tha Xhaçka, duke i kërkuar komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë, në mjete logjistike apo armatim, me qëllim që çdo situatë mos të na gjejë të papërgatitur.
Operacionet e kryera në detin Egje nga kontigjenti i anijes ‘Oriku’, u përshëndet edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani. Dogjani tha se kontigjenti i 6-shtë i ka realizuar të gjithë detyrat me sukses duke treguar që janë të denjë të zhvillojnë operacione krahas aleatëve të Natos. Anija shqiptare ‘Oriku’, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet e tyre në konflikt. Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misoni krah aleatëve të Natos në vitin 2018. Kësaj here ky mision i është besuar kontigjentit të anijes ‘Butrinti’, e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë. (F.M/Faxweb)