Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu, ka inaguruar së fundmi spitalin ditor dhe ambientete reja për konsultat në Pediatri, një nismë që pritet të shmangë kaosin.
Në këto ambiente të reja të vëna në dispozicion të pacientëve të vegjël, do mundësohet kryerja e konsultave për katër specialitete të Pediatrisë: Nefrologji; Kirurgji infantile; Gastrologji dhe Endokrinologji.
Ajo u shpreh gjatë inaugurimit se këto aparatura janë të nevojshme për fëmijët, jeta e të cilëve është në rrezik:
“Këto aparatura janë shumë të nevojshme për fëmijët që trajtohen në shërbimin e terapisë intensive, që është një shërbim delikat, pasi flasim për fëmijë që janë në kushtet e rrezikut për jetën. Flasim për inkubatorë dhe monitorë të fjalës së fundit të teknologjisë, të cilët plotësojnë mini-flotën e aparaturave që ka shërbimi i reanimacionit, ndërkohë që ekoja dhe grafia që pritet të vijnë në kuadër të këtij projekti, do të rinovojnë tërësisht aparaturat diagnostikuese por edhe terapi-mbajtëse për pacientët e vegjël, pasi për Qeverinë Shqiptare, për ne si Ministri Shëndetësie, fëmijët janë të parët.”
(XH.A/SHUPLAKA)