10:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Shërbimet sekrete: Familja Berisha ka 300 mln euro pasuri, pesë ish-ministra mbi 500 mln euro”

21:42 | 25/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shërbimet sekrete: Familja Berisha ka 300 mln euro pasuri,  pesë ish-ministra mbi 500 mln euro”

Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi të publikuar në rrjetet  sociale ka komentuar sot situatën politike në vend e  protestën e opozitës në çadrën para kryeministrisë.

Sipas Ngjelës, kjo protestë i ngjan një komedie pasi sikundër pretendon: Berisha nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e qershorit, sepse pretendon që qeveria aktuale ka shumë para droge, dhe do të blejë zgjedhjet.

“Ndërkohë amerikanët dhe perëndimorët qeshin me të, sepse sherbimet iu kanë thënë që familja Berisha ka mbi 300 milionë Euro të fituar nga korrupsioni kurse pese të tjerë, deputetë të PD-së dhe ish ministra të saj, po sipas burimeve perëndimore, kanë mbi 500 milionë Euro. Mbi 100 milionë këta i kanë humbur nga falimentimi i bankave të Qipros. Prokurorinë gjithashtu e kanë të vetën. Dhe pyetja është kjo: me gjithë këto para dhe me prokurorinë e tyre, pse nuk na blejnë dhe këta vota, kur vota na qënka treg në Shqipëri? Është bllof… dhe komedi njëherësh”, – shkruan Spartak Ngjela.

Shkrimi: 
Çfarë po ndodh realisht sot në Shqipëri?
Komedia Berisha: kjo dallohet qartë.
l.Në fakt kjo e gjitha është një çthurrje mendore që vjen nga frika. Në fund të fundit, çdo njeri që kërkon të jetë i lirë, nuk duhet të shkelë ligjin. Absolutizmi në kohët moderne është përkohësi. Pse, Saliu, nuk e dinte këtë?

ll.Dhe ja komedia:
Berisha nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e qershorit, sepse pretendon që qeveria aktuale ka shumë para droge, dhe do të blejë zgjedhjet.
Ndërkohë amerikanet dhe perëndimorët qeshin me të, sepse sherbimet iu kanë thënë që familja Berisha ka mbi 300 milionë Euro të fituar nga korrupsioni; kurse pese të tjerë, deputetë të PD-së dhe ish ministra të saj, po sipas burimeve perëndimore, kanë mbi 500 milionë Euro. Mbi 100 milionë këta i kanë humbur nga falimentimi i bankave të Qipros.
Prokurorinë gjithashtu e kanë të vetën.
Dhe pyetja është kjo: me gjithë këto para dhe me prokurorinë e tyre; pse nuk na blejnë dhe këta vota; kur vota na qënka treg në Shqipëri?
Është bllof… dhe komedi njëherësh.
Kjo komedi kaq banale ndodh sepse Sali ziu dhe i gjithë tabori i tij e ka frikën te vetingut. Ai kërkon ta bllokojë atë, dhe as që e ka mendjen fare te zgjedhjet.
Po, mirë: nuk e di Saliu që vetingu dhe Reforma në Drejtësi është kërkesë e pakthyeshme e interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor?
A nuk e di Berisha që ai nuk ka forcë për të përballuar forcën e politikës ametikane?
Nuk e di Saliu që amerika ka shpenzuar para për Reformën Shqipare; dhe e ka atë domosdoshmëri politike për Ballkanin Perëndimor?
A do t’i rrezistojë dot Saliu forcës amerikane?
Të gjitha këto kanë vetëm një përgjigje: Saliu i di të gjitha dhe e njeh mirë forcën e politikës amerikane, prandaj do hyjë vetë e të votojë në Parlament, i kërrusur, dhe me shkop; sikundër që hyri në korrikun që kaloi.
Dhe ja ajo që e vërteron këtë:
Ka edhe një pyetje therrëse që vjen pas takimit që Saliu bëri para disa ditësh me ambasadorin amerika, sepse na tregoi vetëm çfarë ky i kishte thënë ambasadorit.
Pyetja është kjo: po ambasadori, që në fakt i kishte kërkuar takim dhe i shkoi në zyrë, nuk i ka thënë azgjë Saliut? Pse ambadadori amerikan nuk di të flasë? Ai di dhe shqip.

lll. Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu?
Fakti që Saliu nuk flet, ai i ka thënë fjalën e fundit.
Kjo është gjendja aktuale.
Stop! Sali… më mirë shpenzo kohë për të gjetur një avokat të nivelit të lartë, sepse, as vetingun dhe as Reformën në Drejtësi nuk e bllokon dot. Dhe mos dërgo në Amerikë kalamaj që të bëjnë më shumë dëm sesa të japin ndihmë me budallallëqet e tyre.
Edhe diçka: milionat që ia more shqiptarëve me abuzim kundrejt ligjit, mbrohen me ushtri, kurse ti kërkon t’i mbrosh me banorët e një çadre ku hahet pica e pihet coca cola.
Aty ishe, pse nuk e bëre ushtrinë me milionat e tua dhe ato të taborit tënd?
Por, megjithatë, nuk do të të ndodhë ndonjë gjë e madhe: ligji, pas Reformës, do të të marrë milionat e shumta. Ti Sali ua more ato shqiptarëve duke shkelur ligjin, ligji do t’ua kthejë shqiptarëve sërish milionat e tua dhe të taborit tënd në zbatim të tij.
Ky ekuacion është shumë i thjeshtë. Dhe ndërkohë është zgjidhur…
(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: berishaSpartak Ngjela
Pas

Denoncimi: Po betonizohet kalaja e Tiranës (FOTO)

Para

Përplasje në PS-në e Kavajës, Rroshi këmbëngul te e besuara e tij, baza i propozon tjetër emër. Cilin kërkon të mbajë në hije ish-kryebashkiaku

Para
Përplasje në PS-në e Kavajës, Rroshi këmbëngul te e besuara e tij, baza i propozon tjetër emër. Cilin kërkon të mbajë në hije ish-kryebashkiaku

Përplasje në PS-në e Kavajës, Rroshi këmbëngul te e besuara e tij, baza i propozon tjetër emër. Cilin kërkon të mbajë në hije ish-kryebashkiaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.