23:11 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shërbimi social merr 2-vjeçaren, Vataj: Në disa raste nuk jepen informacione me qëllim mbrojtjen e fëmijës

19:27 | 23/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shërbimi social merr 2-vjeçaren, Vataj: Në disa raste nuk jepen informacione me qëllim mbrojtjen e fëmijës

I ftuar në Fax News Mirgit Vataj, kryetar i urdhërit të punonjësve social, foli për denoncimin e gjyshit për marrjen e 2 vjeçares nga Shërbimi social.

Vataj u shpreh se vendimet nuk merren vetëm nga një indicie, shërbimi social ka menduar që fëmija të largohet nga familja, dhe e ka menduar këtë veprim të marrë si të duhur.

Ai u shpreh se shërbimi social ka marrë një plan masash për këtë çështje.

Vataj bëri me dije se në disa raste nuk jepen informacione me qëllim mbrojtjen e fëmijës, dhe gjithashtu tregoi se familjarët mund të bëjnë një denoncim në polici nëse mendojnë që fëmija po dëmtohet.

Kam përshtypjen që e keni ndjekur të gjithë rastin edhe denoncimin që ka ardhur në Fax News, në gjykimin tuaj çfarë nuk ka shkuar?

“Po e ndiqja faktikisht nëpërmjet kronikës që ju keni bërë për rastin, ne kemi versionin vetëm të babait edhe zakonisht kur strukturat e Shërbimeve Sociale arrijnë që masa të tilla largimin e fëmijës nga familja ku jeton do të thotë që ka ndodhur një sërë situatash që ata e kanë parë të arsyeshme që nuk është interesi më i lartë i fëmijës që fëmija të vazhdojë të qëndrojë në familje. Në raste të tilla nga eksperienca ime nuk merren vendime arty për aty, vetëm në një indicie, pra ka patur një situatë ku Shërbimet Sociale në praktikën që ata ndjekin zakonisht e ka gjykuar që masa më e mirë për fëmijën në këtë rast mund të jetë për ta larguar ng familja.”

Doja t’ju pyesja për denoncimin që gjyshi sjell në kuadër të faktit që nuk ka informacion për fëmijën?

“Strukturat bëjnë informimin edhe të prindërve dhe institucioneve ose përfaqësuesit ligjor të fëmijës, por  në raste të tilla pra nuk mendoj se nuk janë informuar, por këtë e them nga eksperienca e bashkëpunimit, nuk dua të aludoj fare, por nëse të afërmit kanë dyshime se ku mund të jetë fëmija , mund të bëjnë një kallëzim në polici nëse mendojnë ose kanë dyshime që nuk mund të jetë rasti ku fëmija mund të jetë marrë në mbrojte nga strukturat, në rastin tjetër pastaj ka situata kur bazohet në disa indikatorë dhe nuk mund të tregojë dot ku është fëmija sepse mbrohet fëmija. Ne nuk e dim se çfarë vlerësimi kanë bërë strukturat e Shërbimit Social për rastin në fjalë.”

Është normale që përfaqësuesit e Shërbimit Social të vijnë të marrin një fëmijë edhe familja që duket që  nuk kujdeset dot për fëmijën, mos të ketë informacion se ku gjendet fëmija?

“Po marrim rastin tjetër, një rast ku kanë parë që është rasti i një fëmije në rrezik të lartë, sepse punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve , bejnë edhe një vlerësim rreziku dhe kur është një rast bazuar te vlerësimi paraprak, është rrezik i lartë fëmijën e kanë strehuar në një ambjent të përkohshëm ose në një institucion të përkohshëm.Nëse prindërit ose të afërmit kanë një dyshim se çfarë mund të ketë ndodhur me fëmijën mund ti drejtohen komsariatit për të bërë një kallëzim në lidhje me ku ndodhet fëmija.”

Në rast se prindi dëshiron ta takojë, si duhet të proçedojë ?

Përderisa arrijme tek masa e heqjes së kujdestarisë pra të marrjes së fëmijëve , do të thotë që ka patur një problem në marëdhënien prind-fëmijë.

 

Pas

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, kritika të forta në Parlament: Keni shitur shpirtin kolegë

Para

Rama takohet me kryeministrin britanik: ‘Mollët e kalbura’ janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar

Para
Rama takohet me kryeministrin britanik: ‘Mollët e kalbura’ janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar

Rama takohet me kryeministrin britanik: 'Mollët e kalbura' janë objekti ynë i përbashkët për t'u luftuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.