Para disa ditësh, një shpërthim ndodhi në një resort në Velipojë, si pasojë e të cilit humbi jetën pronari si dhe u plagosën disa të tjerë.
Kjo ngjarjë e rëndë u solli edhe një herë në vëmendje autoriteteve shqiptare, për rrezikun që u kanoset qytetarëve nga bombolat e gazit, mbi të gjitha në këto temperature të larta.
Shërbimi i zjarrfikësesnë Lezhë, sëbashku me institucione të tjera përgjegjëse ka intensifikuar kontrollet në pikat e tregtimit të bombulave të gazit.
Këtë e konfirmoi edhe Shefi i PMNZH-së Agustin Pepkolaj, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk janë vërejtur problematika.
“Ne kemi bërë një plan masash inspektimi dhe në sezonin turistik e forcojmë shumë këto masa. Nuk na rezulton që kemi probleme të mëdha.”, është prekur Pepkolaj.
Ndër të tjera, shefi i PMNZH-së, u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe bombolat e gazit t’i marrin vetëm tek subjektet e licensuara. (D.D/Shuplaka)