Prof. Dr. Sherif Bundo, në aktivitetin për promovimin e librit “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit” të gazetarit Roland Qafoku, ka përmendur disa nga karakteristikat që e bëjnë Skraparin dhe skraparllinjtë sipas tij të dallojnë.
Ai u shpreh se ata që janë rritur mes malesh janë më të fortë, ndërsa nënvizoi edhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone.
“Çfarë gjëje të përbashkëta kanë 100 personalitete e këtij libri, çfarë kanë në gjakun e shpirtin e tyre që i bëjnë të dallohen në të gjithë Shqipërinë dhe hapësirën europiane. Si përmetar, lindur dhe rritur këtu, që erdha në Skrapar djalë i ri por u largova i burrëruar e i gatshëm të përballoj sfidat e jetës.
Janë disa karakteristika që i bëjnë skraparllinjë të veçantë.
E para është mikpritja. E cila është një sjellje njerëzore që në veri ka dominuar gjakmarrjen, ndërsa në jug i ka bërë familjet të ndahen në “Derë e madhe” dhe “Derë e mbyllur”.
E treta është mirënjohje të cilën e shprehin me dolli”, tha ai.