Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj prej dy ditësh nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet e ditur se deputeti socialist ka pësuar një ishemi cerebrale.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama me anë të një postimi dje në Facebook, ku lutej që deputeti Stërkaj ta përballojë si kampion këtë provë të vështirë pas një befasie shëndetësore
Ndërkohë që të shumtë kanë qenë njerëzit që janë lutur për deputetin, e një ndër ta është dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj.
Me anë të një postimi në Instastory, aktorja shkruan: Shërim të shpejtë miku im i shtrenjtë.
(M.Q/Faxweb.al)