Presidenti Meta ka reaguar pas ngjarjes tragjike të mëngjesit të sotëm në Kroaci, ku një autobus me shtetas kosovarë që udhëtonte nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës, është aksidentuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 10 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Meta u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa iu uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Kreu i Shtetit nuk ngurron të falënderojë edhe autoritetet kroate, për ndihmën e menjëhershme dhe gatishmërinë në këtë aksident fatal.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta:
Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.
Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.
Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.